Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç e quan ai, neglizhencën e treguar ndaj rastit të helmimeve në Deçan. Zemaj që vjen nga kjo komunë, thotë se fatmirësisht situata është menaxhuar mirë nga niveli lokal, pra nga personeli shëndetësor i QKMF-së dhe Komuna e Deçanit. “Kujdesi i Qeverisë ka qenë i vonuar. Nuk e di në aspektin njerëzor se si ndihet një përgjegjës i institucionit. Dolën në terren pas 4 ditësh. Nuk ka nevoje të ketë kërkesë për ndihmë kur 900 qytetarë të vendit tënd kërkojnë ndihmë mjekësore. Edhe po të kishte ndodhur në një vend fqinj, ngritët vigjilenca e një qeverie se a mund t’i del në ndihmë, e lëre më në komunën në brendi të shtetit”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …