Lobi Grek kundra Marko Kepit nga frika e Çamërise: Grekja, Kontzamanis personi qe po vjedh votat e shqiptarëve ne Nju Jork!

Lobi Grek kundra Marko Kepit nga frika e Çamërise: Grekja, Kontzamanis personi qe po vjedh votat e shqiptarëve ne Nju Jork!

Georgia  Kontzamanis është Drejtoresha e KQZ-së ne Nju Jork e cila ka provuar çdo mundësi brenda dhe jashtë ligjit që Shqiptarëve në Staten Island Nju Jork mos tj’u numerohen votat! Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kepit së bashku me politikanë të tjerë grekë- amerikanë kanë bërë të mundur mohimin e numërimit të votave të 370 Shqiptarëve,  e ndërsa politikanë shqiptarë në Nju Jork, po heshtin.

Georgia , është një aktiviste e Komunitetit Grek ne Nju Jork dhe nje nga Drejtueset e Parades Greke në Manhattan ku çdo vit marshojnë me parulla “Vorio Epiri” dhe propoganda te ndryshme. Një rast që vlen për t’u përmendur është kur Marko Kepi organizoi Paraden për Çamërinë në zemër të Nju-Jorkut , Georgia përdori pushtetin e saj brenda partisë së vetë asaj Republikane që Senatori Golden , t’a pushonte Kepin nga puna, nga zyra dhe ambientet e tij , ku Kepi per nje kohë të gjatë ka qene pjesë e stafit të Senator Marty Golden , por ky I fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëj një veprim që I kërkohej patjetër për heqjen nga puna të Kepit.

Në fushatën për Asamble që Kepi garoj kundra Michael Tannousis ajo drejtoj fushatën e Grekut kundra Kepit dhe bëri cmosin që shqiptarët e sapo rregjistruar per te votuar mos te kishin te drej vote ne “primary” qe i kushtoj Kepit rreth 800 vota.

Ndersa kete vit qe matematikisht Kepi ka fituar, Georgia Kontzamanis ka ndaluar numerimin e 370 votave te shqiptarve dhe KQZ i dha Kepit vetem 7 dit ti kontaktoj 370 shqiptare qe te firmosnin formularin ku ato vertetonin qe kane votuar dhe vota tyre tju numerohet. Për shkak te shkurter kohe dhe shum shqiptar u gjinden në pushime ekipi i Kepit siguroj 330 firma nga 370 qe perseri i siguronin Kepit fitoren me 130 vota plus.

KQZ e Shtetit te Nju Jorkut dha urdherin qe çdo vot te numerohet me 15 Korrik. Kur filloj numerimi nga 156 zarfa qe u hapen 155 vota ishin te Kepit. Në ate moment KQZ lokale Staten Island ndaloj numerimin e 175 votave qe kishin mbetur dhe I quajti “te pa vlefshme”.  Sot kundershtari I Kepit eshte vetem 41 vota perpara qe e qon këtë gar sipas ligjit në gjygj dhe në rinumerim te cdo vote nga fillimi.

 E gjitha kjo loje po bëhet qe te perfitoj  kundershtari demokrat qe Kepi te kete sa me pak kohe te bej fushat në garen gjenerale qe cakton fituesin e Keshillit Bashkiak qarku 50.

Rinumerimi i votave fillon me 27 Korrik 2021 dhe seance gjygjesore fillon me 9 Gusht 2021.

Dita e votimeve gjenerale eshte me 2 Nëntor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …