Të paktën 25 të vdekur në Indi nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve të dendura

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mbytjen e dhjetëra personave edhe në Indi. Njoftohet se në periferi të Mumbait, ka pasur rrëshqitje të dheut e cila ka bërë që të shemben shtëpitë duke mbytur shumë qytetar. Deri më tani janë raportuar 25 viktima por dyshohet se numri i tyre është më i madh. Mediet njoftojnë se ekipet e shpëtimit kanë bër gjithëçka qç është e mundur për të ju dal në ndihmë viktimave të fatkeqësisë. Pamjet treguan punonjësit e shpëtimit duke transportuar mes shumë vështirësive të plagosurit nëpër korsitë e ngushta në barela të improvizuara. Vetëm në një lagje, dhjetëra kasolle të vendosura në bazën e një kodre u shembën njëra mbi tjetrën kur nga rshjet e dendura të shiut erdhi deri te rrëshqitja e dheut. Disa zona në qytet janë përmbytur pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë janë ndërprerë shërbimet e trenave periferik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …