Prej ditësh vijojnë protestat në disa qytete të Francës kundër masave të reja anti-Covid, të propozuara së fundmi nga qeveria. Manifestimi më i madh u regjistrua në Paris, ku mbi 100 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për vaksinim të detyruar për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Protestuesit, gjithashtu kundërshtojnë dhe planin për lejimin në restorante dhe vende të tjera publike, vetëm të personave me pasaportë vaksinimi që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid. Në Paris, manifestimi u drejtua nga ekstremi i djathtë nën sloganin “Liri”. Pjesëmarrësit mbanin në duar dhe pankarta kundër “diktaturës shëndetësore” të presidentit Macron. Protesta të ngjashme pati dhe në Strasburg, Lilë dhe Montpellier.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …