Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, njëri nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme shprehet se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme. Ristani thotë se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën. “Drejtuesit e PD zhvilluan“Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metoden e strucit, nuk do i ccoje larg. Vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme” shkruan Ristani. Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend, në Këshillin e ri Kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …