Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar dy persona ndërkohë që janë evidentuar shtatë raste të reja të infektuar me virusin korona. “Nga 2 mijë e 202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 536. Në total numri i rasteve aktive është 103”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …