Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka shkruar se përkundër që kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nuk është i dhënë pas luksit, ai nuk po i thotë jo privilegjeve. “Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë. Huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë. Ai është në rregull me letra. Tipike. Nuk është vec një foto momenti, një ecje në tepihun e kuq, ështe i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë”, ka shkruar në mes tjerash zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …