Ministrat e Turqisë e kanë kritikuar vendimin e gjykatës së Bashkimit Evropian i cili e ndalon vënien e shamive në vendet e tyre të punës, duke e trajtuar këtë vendim si sulm ndaj të drejtave të grave myslimane, që i jep legjitimitet racizmit. Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian të enjten vendosi se punëdhënësit privatë mund t’ iu ndalonin punëtoreve vënien e simboleve religjioze, përfshirë edhe shamitë nëpër vendet e punës, raporton Guardian. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan, shkroi se kjo lëvizje do të rriste e do ta inkurajonte islamofobinë. Fahrettin Altuni, drejtor i komunikime e përshkroi vendimin si të pabesueshëm dhe “si përpjekje për të garantuar legjitimitet për racizmin”. “Në vend se ta denoncojë të kaluarën e vet të errët, Evropa tash po kërkon ta përqafojë atë,” tha ai. “Ne e dënojmë këtë vendim, që nëpërkëmbë dinjitetin njerëzor” të femrave myslimane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …