Festivali Folklorik “Anadrinia Jehon”, mbledh grupe dhe artistë nga mbarë trojet shqiptare, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të traditës tonë kombëtare, duke ju përmbajtur traditës tonë, se kënga i ka përcjellë luftëtarët në beteja dhe i ka pritur heronjtë që ktheheshin nga lufta, po ashtu, me këngë e valle. Pjesëmarrja e artistëve nga shumë vise të shqiptarisë dhe nga mërgata, përbën thelbin e suksesit të kësaj riviste kombëtare.
Mbështetja institucionale do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, sepse tashmë ky Festival nuk është vetëm i fshatit Dejnë dhe vetëm i komunës së Rahovecit, ky është Festival mbarëkombëtar.