Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tije në facebook ka kujtuar Dëshmorin Gëzim Hamza-PIKTORI, ai ndër të tjera ka thënë: Dëshmori i atdheut Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak, sa të ketë jetë në truallin dhe nënqiellin shqiptar. Ai është i gjallë ndër breza, për porositë që na i la për së gjalli kur po luftonte shpirt ndër dhëmbë me plagët e rënda të lirisë, që për pasojë të tyre, ai fitoi pavdekësinë, për të mbetur i gjallë përjetësisht në kujtesën e popullit tonë, si një emër i ndritur i luftës për çlirimin e Kosovës.
Nderim dhe lavdi të përjetshme ‘PIKTORIT’!
Lavdi dëshmorëve të lirisë që ranë trimërisht në luftimet e korrikut ’98! U kujtoftë përjetë Epopeja e UÇK-së në korrikun ‘98! Ka thënë kryetari Latifi në postimin e tij në facebook.