Behxhet Pacolli: Kuvendi i Kosovës të mos shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, por në institucion ku diskutohen seriozisht

Behxhet Pacolli: Kuvendi të mos shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, por në institucion ku diskutohet seriozisht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka porositur që Kuvendi të mos shndërrohet në kopsht të fëmijëve. Ky reagim i Pacollit erdhi pasi kur i njëjti mori fjalën për të folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës zhurma e krijuar nga deputetët e tjerë i pamundësonte atij që të vazhdonte të fliste. Ai theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, por në institucion ku diskutohet seriozisht problemet me të cilat ballafaqohet qytetari. “Sot gjatë fjalës time në kuvend(isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj, si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë. Unë e dëgjoj fjalën dhe kontributin e secilit dhe është e rrugës që edhe unë të kërkoj qetësi kur flas”, shkroi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …