leoni

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhje Urgjente

Kuvendi i Komunës në Deçan e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj mbajti mbledhje urgjente,  ku në prezencën e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarit z.Sami Cacaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile, qytetareve dhe Shtabit Emergjent komunal, u debatua për këtë pikë të rendit të ditës:

1.Gjendja emergjente në Komunën e Deçanit pas shpërthimit epidemik.

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoi Shtabin Emergjent, të gjithë ata të cilët ndihmuan në menaxhimin e kësaj situate, vullnetaret, të gjithë stafin e QKMF-së të cilët ishin në gjendje gatshmërie 24/7, mediat për pasqyrim të kësaj situate etj. Në këtë përshkrim të kësaj situate kryetari Ramosaj, bëri të ditur se nga data 10.07.2021 deri më 18.07.2021 në QKMF, ndihmë mjekësorë kanë kërkuar 1738 pacient, gjendja tashmë është stabilizuar dhe konsideroi se jemi të gatshëm të dalim nga situata emergjente ti kthehemi normalitetit dhe aktiviteteve të parapara, kuptohet duke zbatuar rekomandimet e IKShPK-së. Në këtë seancë kryetari Ramosaj dha një PROPOZIM-VENDIM, për Inicim të Procedurës për Themelimin e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘’UJËSJELLSI’’Sh.A, për menaxhimin e ujit të pijes në komunën e Deçanit. Ky propozim vendim vjen si pasoj e keqmenaxhimit të kësaj ndërmarrje dhe pasojave që u shkaktuan me helmimin e ujit të pijes, ku pësuan afërsisht 2000 qytetar të komunës së Deçanit. Me këtë propozim të kryetarit Ramosaj, në mënyrë unanimë kanë dhënë miratimin edhe asambleja Komunale për zhvillim të proceduarve të mëtutjeshme. Në këtë seancë u zgjedh edhe komisioni prej pesë anëtarëve në këtë përbërje:

Bashkim Ramosaj –Kryetar i komisionit

Dyke Llolluni –Sekretaria e Kuvendit

Florim Mataj –AAK

Besjana Ukëhaxhaj-AAK

Ilir Ferizaj-PSD

Ky komision i votuar nga Asambleja Komunale me vota unanime do të vazhdoi me proceduar të mëtutjeshme deri në themelimin e Ndërmarrjes Publike Komunale ,,Ujësjellsi’’ dhe shkëputjen nga ndërmarrja regjionale K.R.U’’Hidrodrini’’ në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …