Komuna e Vitisë del në teren për të vlerësuar dëme të shkaktuar nga moti i ligë

Pas reshjeve të mëdha të shiut por edhe të breshrit që ka përfshirë disa pjesë të komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti me qëllim që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë në kulturat e ndryshme bujqësore. Me këtë rast zyrtarët komunal nga drejtoria e bujqësisë në krye me drejtoreshën, Arlinda Sahiti, kanë dalë në teren për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga shiu dhe breshëri në kulturat e ndryshme bujqësore në disa pjesë të kësaj komune. “Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është formuar komisioni përkatës që të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti që ka mbretëruar ditët e fundit. Fatkeqësisht kemi dëme të konsiderueshme dhe komisioni përkatës do të bëjë evidentimin e tyre dhe do të dërgoj raportet përkatëse në organet kompetent me qëllim që të kërkohet kompensimin i dëmeve, të cilat u janë shkaktuar fermerëve vitias”, u shpreh drejtoresha Sahiti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …