Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim bashkatdhetarin Naser Lusnjani nga fshati Gorancë i cili jeton dhe punon në Norvegji.
Z.Lusnjani prezantoi një ndrresë simbolike para Kryetarit, donacion dhe kontributi i tij për Klubin Futbollistik FC Sharri nga Hani i Elezit dhe të cilin lojtarët e këtij klubi do ta bartin gjatë sezonit të ardhshëm 2021-22.
Ky ishte rast që Kryetari Suma ta falënderojë këtë bashkatdhetarë për kontributin e vazhdueshëm të cilin e ka bërë edhe viteve tjera në fusha të ndryshme për komunitetin e fshatit Gorancë!