leoni

Urim i Kryetarit Suma me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me rastin e Festës së Kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë:

Në emër të administratës së komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Me dëshirën më të sinqertë në këtë ditë të shënuar, të lusim Zotin që kjo festë të shtoj paqen, lumturinë, dashurin dhe respektin për njëri-tjetrin në familjet dhe shoqërinë tuaj. Le të jetë kjo festë shkak që ne t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për ne, për të zgjuar ndjenjën solidaritetit, respektin dhe çdo gjëje që është e mirë dhe njerëzore .

Kryetari i Komunës

Rufki Suma

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …