Shumë prej qytetarëve të cilët kishin lënë termin për t’u vaksinuar ditën e sotme, nuk do të mund ta bëjnë këtë. Kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për arsye të festës së Kurban Bajramit, qytetarët të cilët kanë pasur termin për sot do të mund të vaksinohen nesër, ditë e mërkurë. “Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit. Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …