leoni

KOMUNIKATË PËR MEDIE: Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST 

KOMUNIKATË PËR MEDIE: Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST 

Në Prizren u mbajt konferenca e përvitshme për shtyp e festivalit DokuFest ku u prezantua programi  i plotë i edicionit jubilar, i 20-të i DokuFest, i cili do të mbahet nga data 6-14 gusht në Prizren, Kosovë. 

Në konferencë prezantuan programin dhe mbarëvajtjen e festivalit Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i  Festivalit, Alba Çakalli, Producente e Festivalit dhe Samir Karahoda, Selektor i Programit të Filmave të Shkurtër. 

Producentja e festivalit Alba Çakalli hapi konferencën për shtyp dhe tha ‘Jemi shumë të lumtur që sot po  prezantojmë edicionin e 20-të të festivalit me një program të veçantë ku këtë vit do të bashkohemi  nëpër kinematë tona me audiencë nga data 6 -14 gusht.” Ajo njoftoi edhe për temën e këtij edicioni të  festivalit RE: Set RE: Mix RE: Act që përbëhet nga një program i gjerë dhe i kuruar me kujdes e që përfshinë shfaqje të filmave, performanca muzikore, ekspozita dhe diskutime. Poashtu, producentja  Çakalli njoftoi edhe për programin i cili një pjesë e kufizuar e tij do do të jetë i hapur për rajonin në një platformë online dhe pjesa e kategorisë kombëtare do të jetë e hapur për shtetet si në Zvicër, Gjermani  dhe Suedi. 

Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit shpalosi shkurtimisht programin e sivjetëm të filmave. 

“Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8  kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të  veçanta të festivalit”. 

Deri tani ne kemi shpalosur shumicën e programit dhe në ditët në vijim do të shpalosen edhe disa nga  programet tjera. Ajo çfarë mund të themi është se kemi një interesim në rritje për prezencën e autorëve  dhe filmbërësve profesionist nga Kosova, rajoni e bota dhe tashmë kemi konfirmim nga një numër i  konsiderueshëm i tyre në lidhje me ardhjen në Prizren. “Me gjithë situatën në të cilën gjendemi unë  shpresoj për një rikthim gradual të publikut si dhe të festivalit në formatin çfarë ishte dhe si e meriton  edhe qyteti i Prizrenit dhe Kosova.”

INTERNATIONAL DOCUMENTARY AND SHORT FILM FESTIVAL [email protected] / +383 29 233718 Marin Barleti Street / Europa Center / 20000 Prizren, Kosova DokuFest Facebook Twitter Instagram  

Nurkollari poashtu theksoi rëndësinë e këtij viti për kinematografinë Kosovare, duke e quajtur si njē vit  historik, jo vetëm shkaku i suksesit të jashtēzakonshēm tē filmin “Pa Vend” nga Samir Karahoda i cili  sapo pati premierën botërore ne festivalin e Kanës dhe i cili do ta ketë premierën e saj në DokuFest por  edhe pēr shkak të suksesit edhe të filmave tjerë Kosovar këtë vit, sikur ai i regjisorit të talentuar Leart  Rama, filmi i shkurtë i të cilit me titull “4 Pills at Night” do ta ketë premierën botërore në Locarno  Festival në Zvicër dhe i njëjti do të shfaqet edhe në DokuFest dhe ne jemi të lumtur që edhe në këtë  formë po ndihmojmë dhe dëshmojmë që Kosova dalëngadalë po bëhet kryeforcë e kinematografisë në  Evropë dhe botë. 

“Një bashkëpunim tjetër i veçantë është bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror të Filmit në Tiranë, me të  cilët do të sjellim një program të jashtëzakonshëm të kuruar nga Tomas Logoreci dhe Iris Elezi, të cilat  përfshijnë zhurnale nga periudha e vitit 1945 e deri në vitin 19991 dhe poashtu do të bëjmë një  ekspozitë me fotografi në shtëpinë e Shani Efendiut si një hyrje në rimendim të asaj hapësire me  fotografitë e gjetura së fundi në arkiv nga vizita e aktorit Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972 të cilat  nuk janë të botuara asnjëherë më parë.” theksoi Nurkollari. 

Samir Karahoda, kurator dhe selektor i programit të filmave të shkurtë njoftoi se “Nga mbi 1000 filma të metrazhit të shkurtë artistik të cilët kanë aplikuar, ekipi seleksionues ka arritur që pas një pune të gjatë të zgjedh 25 filma të cilët do të kenë shfaqjet e tyre në këtë edicion dhe do të garojnë në programin për  filmin më të mirë të shkurtë.” 

Ai vazhdoi “Programi kombëtar do të përbëhet nga 16 filma të cilat do të shfaqen në datat 11-13 gusht  ku shumica prej tyre do të kenë premierën botërore në DokuFest. Një film i cili do të ketë një shfaqje të veçantë është filmi “Go, Go Kosova” një bashkëprodhim i Kosovës, Maqedonisë dhe Skocisë i cili ka të bëjë me rrugëtimin e sportistëve të Kosovës në Olimpiadën në Brazil dhe audienca do të njoftohet për  promovimin e vendit tonë dhe sfidat që i ndjekin në këto rrugëtime sportistët tanë.” 

Fillimi i festivalit na gjen me një ligjeratë dhe punëtori me dy fotografë të njohur botëror në kuadër të  DokuFoto, Ron Haviv dhe Paul Lowe, të cilët përgjatë viteve kanë dokumentuar luftërat dhe ndodhitë e  rëndësishme nëpër botë, përfshirë luftën në Kosovë dhe Ballkan.

INTERNATIONAL DOCUMENTARY AND SHORT FILM FESTIVAL [email protected] / +383 29 233718 Marin Barleti Street / Europa Center / 20000 Prizren, Kosova DokuFest Facebook Twitter Instagram  

Një vend të veçantë edhe në këtë edicion do ta kenë fëmijët të cilët për 5 ditë me radhë do të ndjekin  programin e DokuKids, çdo ditë nga ora 10:00 për fëmijët e moshës 6-12 vjeç. 

Konferencës për shtyp iu bashkua edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili falenderoi DokuFest  për punën e angazhimin e dy dekadave në ngritjen e turizmit të vendit dhe arritjen që kineastë e rinj po i  sjellin tashmë me prodhimet e tyre filmike në vend dhe për promovimin kulturor të Prizrenit e Kosovës  në skenën ndërkombëtare. 

Nora Fetoshi 

Drejtuese e Komunikimit 

DOKUFEST 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …