Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës së Kurban Bajramit. Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe e begati, me këtë rast tha se është kënaqësi për ta që sot janë të bashkuar pas vështirësive me pandeminë. “Pata kënaqësinë që sot të vij në Bashkësinë Islame duke i uruar paqe e begati. Pas një periudhe jo të lehtë nga pandemia patëm mundësi që sot të jemi këtu bashkë. Andaj shfrytëzoj rastin që të i uroj të gjithëve këtë festë me dëshirat më të mira për ta dhe familjarët duke shpresuar që tash në këto festa të jemi gjithë së bashku”, tha Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …