Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame në vendin tonë me rastin e ditës së Kurban Bajramit. Ai përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, mes tjerash ka shkruar se, në këtë festë, e cila simbolizon solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti. “Me fat Kurban Bajrami! Të gjithë besimtarëve të besimit islam, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit. Në këtë festë, e cila simbolizon solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti. Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …