Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të mbahen, në mënyrë që t’i tregojnë botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura. Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë “si festë për shpresë”. Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, teksa rriten shqetësimet për siguri, meqë mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke shkuar në Japoni, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit përhapet shpejt në botë. Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …