Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për ombrellën e sigurisë së vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit. Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se ky fakt është pengesë për aspiratat e shtetit tonë Ajo ngriti edhe çështjen e lëvizjes së lirë, duke thënë se është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave, teksa theksoi se vendet tjera po marrin statusin e kandidatit. Kadrijaj kritikoi edhe qasjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, karshi këtyre proceseve. Teksa foli për rëndësinë që ka hartimi i një strategjie të përbashkët karshi 5-vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …