leoni

Bedri Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Bedri Hamza e kritikon nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci që nuk po ua jep fjalën sa duhet deputetëve

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kritikoi nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci që nuk po ua jep fjalën sa duhet deputetëve të tjerë, por vetëm ministrave. Hamza i tha Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë,  që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”. “Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në fjalën e tij. Ndërsa, nënkryetarja Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’. “Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha tutje Bogujevci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …