Sot në Hagë, u mbajt konferenca e gjashtë statusore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, në seancën e sotme është shprehur i habitur me zvarritjet që Prokuroria po i bën rastit. “Ne shprehim shqetësimin tonë për dëshmitarët e ardhshëm shtesë për të cilët do të kërkohen masa mbrojtëse”, ka thënë ai. Ndërkohë avokati i Kadri Veselit, Niko Kaufman, ka pohuar se Prokuroria po i shkel të gjitha rregullat e përcaktuara dhe materialet e dorëzuara pas datës, nuk duhet të pranohen. “Nuk është kjo një mënyrë e zellshme e kryerjes së punës nga ZPS-ja, kjo është mënyrë nga paniku. Zonja Losson paraqiti faktin se ka dorëzuar shumë dokumente, por s’e ka përmendur faktin që këto i ka dërguar më 30 qershor. Ju kërkojmë që t’ua bëni të qartë Prokurorisë që nëse ata i shkelin afatet, materialet që i dorëzojnë më vonë nuk do të pranohen, ka deklaruar Kaufman, duke theksuar se dëshmitarët të cilët janë përcaktuar pas afatit, nuk duhet të lejohen në procedurë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …