Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se më 28 korrik do ta zyrtarizojë kandidaturën edhe për mandatin e dytë për kryetar të kësaj komune. Ai ka shkruar se idealin e përbashkët për zhvillimin e komunës dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizon me veprimin e përbashkët dhe të pavarur për katër vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. “Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt. Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …