Italia e bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore COVID-19

Nga fillimi i gushtit Italia e bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore të COVID-19 në hapsirat e mbyllura

Italia do të prezantojë një certifikatë të detyrueshme shëndetësore, duke filluar nga 6 gushti, për të hyrë në vende të mbyllura të tilla, si bare dhe restorante, njoftoi sot në mbrëmje qeveria. “Certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar”, shpjegoi kryeministri Mario Draghi. Përveç bareve dhe restoranteve, kjo certifikatë do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema dhe teatro, si edhe salla lojërash, por edhe për ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …