Valmir Elezi

KQZ pranon rreth 1.300 aplikacione të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar si votues

Deri të enjten në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 1,300 aplikacione të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo shifër është bërë e ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik, janë pranuar 1,295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,208, ndërsa 87 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, thotë ai. Sipas tij, numri më i madh i aplikuesve vjen nga Gjermania (502) e ndjekur nga Zvicra (472), ndërsa nga shtetet tjera numri i aplikimeve është dyshifror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …