KDI, rëndit komunën e Rahovecit në vendin e para për transparencë komunale për vitin 2020

Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar raportin “Transparometri komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”, komuna e Rahovecit është  renditur në vendin e parë në mesin e 38 komunave të Republikës së Kosovës. Në konferencën e organizuar nga KDI, nga komuna e Rahovecit të pranishëm ishin, kryetari i komunës Smajl Latifi dhe nënkryetari, Fatmir Iska. Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së theksoi se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike. Kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili ishte panelist në këtë konferencë tha se viteve të fundit komuna e Rahovecit ka rritur transparencën dhe llogaridhënien, kjo ka ardhur si rezultat i punës së zyrtarëve komunal dhe përkrahjes nga ana ime si Kryetar i Komunës. Vlerësimi i fundit për transparencë dhe llogaridhënie ka ardhur nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes publikimit të  raportit “Transparometri komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” ku Komunën e Rahovecit e kanë renditur të parën në mesin e 38 komunave të Republikës së Kosovës. “KDI, Komunën e Rahovecit është duke e monitoruar në vazhdimësi dhe falë bashkëpunimit të zyrtarëve të KDI-së dhe zyrtarëve të komunës, komuna e Rahovecit është renditur e para. KDI, komunën e Rahovecit e ka vlerësuar në 48 indikatorë, të hartuar sipas modeleve dhe paraprake të Transparometrit, bazuar në metodologjinë e Transparency International dhe në përvojën shumëvjeçare të KDI-së. Si rezultat i përmbushjes së kërkesave që dalin nga zbatimi i ligjeve, udhëzimeve administrative vendimeve dhe rregulloreve, ne si komunë jemi vlerësuar me pikë maksimale. Vlerësimi  është bërë kryesisht në publikimin e raporteve financiare, publikimi i planit dhe raportit të punës së kryetarit, planit dhe raportit të punës së kryesuesit të kuvendit, publikimi i njoftimeve për mbajtjen e mbledhjeve të kuvendit dhe komiteteve obligative dhe dokumenteve të tjera të cilat tani më jemi të obliguar që t’i publikojmë e që janë në interes të qytetarëve pasi që me publikimin e këtyre dokumenteve, qytetarët mund të shohin më shpejtë dhe më lehtë punën e secilit zyrtarë të komunës”, ka thënë kryetari Latifi. Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi theksoi se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, derisa ka shtuar se si Ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.

Raportin mund ta gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2021/07/45-Transparometri-Komunal-2020-ALB-02-1.pdf .

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …