Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit hodhi poshtë pretendimet e talibanëve se ata kontrollojnë 90 për qind të kufijve të këtij vendi. Sipas zëdhënësit të Ministrisë, Fuad Aman, kjo është “gënjeshtër absolute” dhe “propagandë e pabazë”. Talibanët kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare, prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani në fillim të majit. Në javët e fundit, ata kanë marrë pjesë të mëdha të Afganistanit nën kontrollin e tyre, përfshirë disa pika kyçe kufitare. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahid, i bëri pretendimet për kontrollin e 90 për qind të kufijve për një agjenci ruse të lajmeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …