leoni

Me sloganin “E para Prishtina”, sot AAK-ja ka prezantuar programin e saj me e të cilën paraqitet në zgjedhjet lokale

Me sloganin “E para Prishtina”, sot AAK-ja ka prezantuar programin e saj me e të cilën paraqitet në zgjedhjet lokale

AAK sot në një takim solemn ka prezantuar programin e saj për Prishtinën, me të cilën paraqitet në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Me sloganin “E para Prishtina”, kjo parti ka shpalosur listën e kandidatëve për Asamble të cilës do t’i prijë kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka listuar edhe një herë disa nga punët të cilat janë realizuar në mandatin sa ishte Kryeministër i Kosovës. Haradinaj tha se Prishtina ka dije e intelektualë të shquar që ndikuan në tërë vendin dhe lanë gjurmë në kulturën dhe historinë e Kosovës. Tutje Haradinaj ka folur edhe për kandidatin e AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj të cilin e lavdoi për kontributin e dhënë në luftë dhe paqe. “Prishtina ka shumë punë. Këto punë i kryen veq Dauti, i cili ka vizion, ka zemër të madhe dhe ka vullnet, bashkë me kandidatet e kandidatët për Prishtinën”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …