Malcolm Simmons ka reaguar pas intervistës të zëdhënëses së këtij misioni në Kosovë, Joanna Lakana

Malcolm Simmons ka reaguar pas intervistës të zëdhënëses së këtij misioni në Kosovë, Joanna Lakana

Ish-kreu i Gjykatës së EULEX-it,  Malcolm Simmons,  ka reaguar pas intervistës të zëdhënëses së misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, Joanna Lakana. Ai e cilëson deklaratën e saj, komente të njëanshme të një misioni politik që sipas tij nuk ka mbështetjen e popullit të Kosovës. Pse ka frikë EULEX-i nga një pyetje publike nga Kuvendi i Kosovës? Pse Viola von Cramon flet për një diskutim “në kamera sekrete” brenda Parlamentit Evropian. Përgjigja është e thjeshtë: EULEX nuk dëshiron që populli i Kosovës ta dijë të vërtetën”, është shprehur ai. Malkolm Simmons, ish-kreu i gjykatësve të EULEX-it, ka bërë akuza të rënda ndaj këtij misioni. Në dëshminë e tij për komisionin parlamentar të kuvendit të Kosovës, Simmos akuzoi misionin se kishte ndërhyrë në punën e drejtësisë dhe se synonte të largonte persona të caktuar nga jeta politike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …