Nëntë fermerë vitias përfituan serra, fidane, sistem te ujitjes dhe moto kultivatorë frezë

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Vitisë, ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për dhënien e donacioneve për 9 fermerët përfitues të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës, që implementohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës IADK. Objekt i kësaj kontrate është dhënia e serrës, inputeve përcjellëse, fidanëve të perimeve për sezonën vjeshtore dhe pranverore dhe motikultivatorit frezë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar fermerët përfitues të këtij projekti dhe ka theksuar se ky donacion është në vazhdën e bashkëpunimit që komuna e Vitisë ka me donatorë të ndryshëm, për të mbështetur fermerët dhe në përgjithësi sferën e bujqësisë në komunën e Vitisë. Edhe Arlinda Sahiti, ka theksuar se Drejtoria e Bujqësisë vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbështetur bujqit përmes projekteve të ndryshme si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera të tjera. Përndryshe, ky është donacion i Brut Fur die Welt-Gjermani, në bashkëfinancim edhe me komunën e Vitisë.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …