Në vazhdën e aktiviteteve, Ditët e diasporës , u organizua Panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanale vendore të Hanit të Elezit

Në vazhdën e aktiviteteve, Ditët e diasporës , u organizua Panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanale vendore të Hanit të Elezit, i cili panair është tradicional. Në këtë panair morën pjesë shumë prodhues, si prodhuesit e perimeve sezonale, prodhues djathit, kosit, prodhues të mjaltit, ushqimeve tradicionale e të tjerë. Panairi u organizua nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Hanit të Elezit i mbështetur edhe nga OJQ “LAB”-i dhe “IKC”. Panairin e hapi Kryetari i Komunës së Hanit t Elezit z. Rufki Suma, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori në komunën e Hanit të Elezit si dhe theksoi se prodhuesit vendor i kemi përkrahur vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ti përkrahim edhe në të ardhmen si sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të komunës. Në hapjen e panairit mori pjesë edhe Agjencioni për barazi gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit zonj. Albana Lumi, e cila i përgëzoi prodhuesit por apeloi që në panaire të marrin pjesë edhe gjinia femërore, Isen Shabanaj drejtor i OJQ “LABI” e cila OJQ për mes fondeve të fabrikës se Sharrcemit është donatori kryesor i prodhuesve lokal në fushën e bujqësisë, i cili i përshëndeti dhe përgëzoj prodhuesit për prodhimet cilësore dhe njëherit premtoi se do të vazhdojmë me përkrahjen e prodhuesve aktual por do të përkrahim edhe ata të cilët dëshirojnë të hapin biznese të reja në fushën e bujqësisë. Këtë panair e ndihmoi edhe OJQ “IKC” me z. Ekrem Bajrami” i cili, si zakonisht në të gjitha panairet e tjera siguroi tendat për  fermerët pjesëmarrës te këtij panairi.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …