Refik Hasani

Refik Hasani: Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të brengosen për zvoglimin e votuesve Shqiptarë në Kosovën Lindore

Domosdoshmëri imediate  është  të njoftohen të gjithë banorët prej tri komunave që jetojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Kamenicë që më 24 prill me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale për Preshevën dhe Bujanocin. Për Asamble Komunale  të Medvegja janë  mbajtur zgjedhjet të parakoshme më 13 shtator 2015.  Posaçërisht vlen të ceket rreziku që Kuvendi Komunal i Bujanocit nga 41 këshilltarë Komunalë nga kjo legjislatur që përfundon ka 30 këshilltarë komunalë shqiptarë. Për Kuvendin Komunal të Preshevës nuk ka asnjë rrezik pasi në legjislaturën e kaluar të gjithë asamblistët ishin shqiptarë. Interes vital është ruajtja e ksaj përbërje që nënkupton kryetari dhe kryesuesi do të jenë shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të kenë rol ,detyrë dhe përgjegjësi morale, kombëtare, institucionale dhe kushtetuese edhe në këtë drejtim që të mos zvoglohet numri i votuesve shqiptarë në këto tri komuna të ksaj Krahine. Prishtina dhe Tirana zyrtare të bëjnë çmos të ndalin trendin e  zvoglimit të votuesve shqiptarë, që Bujanoci të mos ndjek rrugën e Medvegjës dhe Presheva të mos ndjek rrugën e Bujanocit. Kjo është sfida që të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe sfidat tjera po ashtu nuk janë të lehta.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …