Trajneri i klubit “Ippon”, Driton Kuka, ka bërë të ditur rrethanat sesi është lejuar vendosja e flamurit të Kosovës krahas shteteve tjera në Kampionatin Evropian të Xhudos, të mbajtur në Kazan të Rusisë. Duke u mbështetur në burime jo zyrtare ai thotë se vetë Vladimir Putin ka konfirmuar se e ka dhënë lejen për ngritjen e Flamurit të Kosovës. Edhe pse MPB-ja ka kundërshtuar një veprim të tillë, Putin citohet të ketë insistuar në vendosjesn e Flamurit dhe intonimit të Himnit të Kosovës. Vetëm 5 minuta para fillimit të garës, Kosova nuk ka qenë e paraqitur me flamur të saj, por me atë të IJF-së. Kryetari i Rusisë Putin vazhdimisht e ka krahasuar Kosovën me Krimenë duke u thirrur në të drejtën e Referendumit.
