U mbajt Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e KK të Ferizajt

Mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kryesuesja Kristina Gashi -Bytyqi, e ka filluar me një minutë heshtje në nderim të të gjithë viktimave që humbën jetën gjatë ditës së djeshme në Kroaci. Kjo mbledhje ka vazhduar tutje me propozim -vendimin për transferin e pjesërishëm të mjeteve të rezervës sipas buxhetit të vitit 2021. Me këtë rast drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, është shprehur se transferi i mjeteve, kërkohet konform nenit 16 i Ligjit për Buxhetin e vitit 2021, ku specifikohet se mjetet nga rezerva e komunës mund të bartet në kategorinë e shpenzimeve kapitale, pasi që komuna të plotësojë të dhënat e kërkuara sipas manualit PIP dhe Udhëzimit Administrativ MF –Nr. 06/2019 për kriteret përzgjedhëse dhe prioritetizimin e projekteve kapitale. “Komuna e Ferizajt, në fondin e rezervave buxhetore i ka 824 mijë euro, e gjithë kjo për shkak të asaj që ka ndryshuar sistemi i plotësimit të analizave për projektet kapitale dhe nuk jemi e vetmja komunë e cila i kemi këto mjete në rezervat e buxhetit shtetëror, mirëpo edhe pse kemi aprovuar gjithsejte 22 projekte në seancën e muajit maj, nga ato kemi marr konfirmim nga Ministria e Financave që këto 9 projekte që i kemi prezantuar sot janë të gatshme për alokim”, është shprehur drejtorja Sadiku-Ajeti, përderisa ka prezantuar edhe tabelën e projekteve të cilat do të barten në buxhetin e Komunës së Ferizajt, nga fondi burimor i grantit të qeverisë. Për këtë pikë të rendit të ditës pati diskutime të shumta nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, por me 24 vota pro dhe 4 abstenime kjo pikë e rendit të ditës morri dritën jeshile.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …