RKL: Në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” nuk lejohen libra për dëshmorët, por vetëm botimet e Kohës së Veton Surroit

RKL: Në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” nuk lejohen libra për dëshmorët, por vetëm botimet e Kohës së Veton Surroit

Vjet më parë, Kompania “Koha” ka lidhur një kontratë me Aeroportin e Prishtinës, i cili mbanë emrin  e kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, lidhur me shitjen e librave  vetëm të kësaj shtëpie botuese  në ambientet e brendshme të Aeroportit. Kjo kontratë është lidhur pa një tender publik dhe, sipas saj, në ambientet e brendshme ekspozohen dhe shiten vetëm librat e Veton Surroit,  të falsifikuesit të historisë së Kosovës, Jusuf Buxhovi e të tillëve  në mesin e tyre edhe libra që fyejnë e përçmojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  libra ky fyhet, e degradohet, ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht i arrestuar nga Gjykata Speciale, për gjoja krime lufte.

Disa na këto libra, sidomos ato të Veton Surroit  janë përkthyer edhe në gjuhën serbe dhe janë përuruar, në  Beograd.

Kalimtarët që presin në këtë Aeroport, nuk gjejnë dot as edhe një libër apo monografi për Adem Jasharin dhe as për dëshmorët e UÇK-së. Po kështu nuk janë prezantuar për kalimtarët dhe personelin e Aeroportit asnjë nga 18 vëllimet e monografisë, “Feniksët e lirisë”.  Kontrata e Kompanisë “Koha”, edhe pse nuk është lidhur në mënyrë të ligjshme, asnjë zyrtar përgjegjës i Aeroporti nuk ka dhënë shpjegime, përse në këto ambiente ka libra vetëm të një shtëpie botuese. Një burim brenda Aeroportit ka bërë të ditur për Radion-Kosova e Lirë, se në ambientet e Aeroporti është marrë qëndrim të mos ekspozohen libra për dëshmorët dhe UÇK-në, për shkak se në këto ambiente vazhdimisht venë  e vinë edhe autoritete ndërkombëtare.

Në dy vitet e fundit, Kompania “Koha” është vënë krejtësisht në shërbim të Vetëvendosjes dhe ka propaganduar pa asnjë rezervë në dobi të kësaj partie, e cila edhe e ka shpërblyer me shumë poste në Qeverinë e vendit. Veton Surroi për shërbime të tilla është caktuar në ekipin e Kosovës për dialog me Serbinë, në Bruksel, të cilin e ka emëruar Qeveria e Albin Kurtit pa asnjë zë kundër, edhe pse dihet qëndrimi i tij antiamerikan, të cilin e ka bërë të ditur disa vjet më parë, ambasadori,  Christopher Dell, me rastin e zgjedhjes së zonjës, Atifete Jahjaga, kryetare e Kosovës.

Përkrahja dhe majorizimi i Kompanisë Koha nga Qeveria Kurti, është larje borxhi për kontributin që i ka dhënë kjo kapmani fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes me të gjitha kapacitetet informative, etj.

Muaj më parë, Ministria e Kulturës e kësaj Qeverie më 28 maj 2021, aktorin, Enver Petrovci, e nderoi  me çmimin për “Vepër Jetësore”, i cili në një intervistë të tij për shtypin e Beogradit, kishte thënë se Kosova në kohën e Qeverisjes së Hashim Thaçit është më keq sesa ishte në Qeverisjen e Millosheviqit, me të cilin pranon vetë se ishte krenuar dhe e kishte vendosur në dhomë foton e tij,  për të cilën saktëson se disa herë ia kishte larguar nga dhoma bashkëshortja e tij. Për  komisionin e Ministrisë së Kulturës, e cila ka përzgjedhur Petrovcin për ta shpërblyer “me çmim jetësor”, ka qenë me rëndësi, vetëm urrejtja e tij e shprehur publikisht në Serbi dhe në Kosovës, kundër Hashim Thaçit, që është e njëjtë me urrejtjen e Albin Kurtit dhe të gjithë anëtarësisë së Vetëvendosjes.

Librat për Adem Jasharin dhe dëshmorët e UÇK-së e kanë vendin në ambientet e Aeroportit të Prishtinës, pikërisht sepse mbanë emrin e kryekomandantit të UÇK-së, nëse emri nuk i ka shërbyer dhe nuk i shërben vetëm politikës, për qëllime të caktuara.

Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, do t’ ia dhurojë Aeroportit të Prishtinës, një komplet me 18 vëllime të edicionit, Feniksët e lirisë” nëse ajo pranon t i afishojë në ambientet  e veta, përkrah librave të Kompanisë Koha,  e cila ato i shet me çmime më të larta sesa ato të tregut.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria mbi organet e Drejtësisë, Gjyqësorit dhe Prokurorisë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria …