John Harrison

John Harrison: Serbët ma kanë djegur gruan shtatzënë, vëllezërit e saj 14 dhe 8-vjeçar, prindërit e dhe gjyshen e saj

Luftëtari dhe veterani i UÇK-s, britaniku, John Harrisoni, ka shkruar se si serbët ia kishin djegur gruan e tij, e cila ishte shtatëmuajsh shtatzënë, vëllezërit e saj 14 dhe 8-vjeçar, prindërit e dhe gjyshen e saj, gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe në Bosnje. “Katër serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit ta vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte shtatëmuajshe shtatzënë. Ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8-vjeçar, prindërit e saj dhe gjyshen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i John Harrisonit:

Në Karlovac, apo si të thuash menjëherë jashtë fshatit, shumë afër me frontin e luftës, unë u dashurova në një vajzë të re të quajtur, Katerina. Ishte viti 1994. Ne u takuam në një klub nate, në të cilin unë isha rojtar. Ne vazhduam bashkë dhe gjashtë muaj pasi u takuam u martuam. Ne jetuam në Karlovac dhe me prindërit e saj qëndruam në shtëpi afër frontit… Sido të jetë, ishte korriku i vitit 1995 koha kur po zhvillohej ‘Olluja” (emri i aksionit ushtarak kroat kundër rebelëve serbë në të ashtuquajturën Kraina, sipas serbëve, me qendër Kninin) e cila ishte beteja më kryesore dhe më e madhe për territoret kroate dhe, ju mund të imagjinoni se unë asokohe gjendesha në vlugun e luftimeve… Në fakt unë isha dërguar aty katër javë para operacionit të madh, për të shpartalluar armikun duke i marrë epërsinë në zonat e caktuara. Katër serbë që jetonin në këtë fshat, të cilët kishin qenë në dasmën time e që e kishin ngrënë bukën me mua në tavolinën e shtëpisë sime, ishin porositur prej Beogradit ta vrisnin familjen time, Katerinën, e cila ishte shtatëmuajshe shtatzënë. Ata e torturuan, e vranë dhe e gozhduan atë në derën kryesore të shtëpisë, i djegën të gjallë dy vëllezërit e saj 14 dhe 8-vjeçar, prindërit e saj dhe gjyshen. Ata çanë barkun e Katerinës dhe e gozhduan fëmijën tim në derë, po ashtu. Dogjën shtëpinë rreth tyre. Derisa ne jetonim në distancë, askush nuk e kishte parë por, unë i kisha vendosur cctv, për sigurinë e saj dhe të veturës, regjistruesi ishte në podrum të shtëpisë pra i shpëtuar nga zjarri. Unë u ktheva në shtëpi pas 19 ditësh dhe i gjeta. Mund të imagjinoni sesi më shkatërroi të tërin. Brigada ime, Brigada e Parë e Gardave, më ka zmbrapsur, e ka raportuar ngjarjen në rrjetin e organizimit më të lartë, mua më kanë tërhequr zvarrë, e kanë pastruar vendin me kujdesin më të madh. Pastaj ata e kanë mbyllur të gjithë zonën, më pas e kanë gjetur regjistruesin dhe i kanë kapur serbët. Brigada ime i ka lidhur ata në pajtueshmëri me ligjin ushtarak në vend dhe, i ka varur. Muaj më vonë unë fillova të kërkoj mbi “zinxhirin e vrasësve”, zinxhir ky i njerëzve të përfshirë në zbatimin e aksionit… Unë i gjeta. 29 persona, të cilët ishin përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe logjistikën e operacionit. Pas luftës, në vitin 1995, më saktësisht në vitin 1996, unë e kisha angazhuar një grup të përzgjedhur nga unë për t’i eliminuar të gjithë të përfshirët. Nën miratimin e autoritetit më të lartë kroat, ne e bëmë këtë. I fundit prej tyre “përjetoi aksident me veturë” në vitin 2006 në Serbska Bosanska Krajenska. Ai ishte jeta e fundit që kisha marrë. Ishte i fundit prej zinxhirit të vrasësve. Unë në shpirt tani jam i lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …