Serbët e Graçanicës edhe pse formalisht pranojnë institucionet e Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Serbët e Graçanicës edhe pse formalisht pranojnë institucionet e Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Serbët e Graçanicës edhe pse formalisht kanë pranuar institucionet e Kosovës, ata  kanë votuar për zgjedhjet e shtetit të Serbisë, pasi qe  konsiderojnë se janë shtetas të Serbisë dhe kanë votuar me dokumente identifikimi të lëshuara nga po ky shtet. Pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e Serbisë  e arsyetojnë me shpresën se ky shtet do t’ua përmirësojë mirëqenien. E nga 5 qendrat gjithsej sa u hapën në tërë vendin për këto zgjedhje OSBE-ja bëri të ditur se i gjithë procesi shkoi pa asnjë incident. Ndërkohë Misioni i OSBE-së në Kosovë njoftoi se brenda territorit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare serbe kanë votuar 37,901 serbë me të drejtë vote deri në 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …