Bedri Hamza: Nuk presim që Qeveria t'i realizojë premtimet e paraqitura me programin qeverisës

Bedri Hamza: Nuk presim që Qeveria t’i realizojë premtimet e paraqitura me programin qeverisës

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza nuk pret që Qeveria Kurti të realizojë premtimet dhe projektet e paraqitura me programin qeverisës, meqë sipas tij, të njëjtat nuk janë të reflektuara në buxhet. Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore, Hamza ka thënë se projektligji nuk është i duhuri dhe nuk reflekton nevojat e qytetarëve. Sipas tij, deficiti buxhetor ngelet në nivele të larta. Ai ka theksuar se nëse rritja ekonomike vjen borxhit publik atëherë ajo nuk është e qëndrueshme dhe sipas tij qeveria duhet të jetë e kujdesshme.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku lë të hapur mundësinë e një qeverie opozitare pas dështimit të LVV

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lënë të hapur mundësinë për një qeveri të përbashkët …