leoni

UNDP lansoi edicionin e 20-të të Përmbledhjes "Pulsi Publik"

UNDP lansoi edicionin e 20-të të Përmbledhjes “Pulsi Publik”

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi sot edicionin e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik përmes një prezantimi virtual të të gjeturave kryesore.

Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të majit 2021 tregojnë një rritje domethënëse të  kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe  gjyqësore të Kosovës, krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në dhjetor 2020.

Në vijim disa nga të gjeturat kryesore:

  • Kënaqshmëria e regjistruar me performancën e kabinetit të ekzekutivit është 59.1%, gjë që përbën një rritje prej 37.8 pikë përqindje në krahasim me anketën e dhjetorit 2020 kur kjo vlerë ishte 21.3%.
  • Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 59.5% (23% në dhjetor 2020), ndërsa kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është rritur nga 46.7% në dhjetor 2020 në 59.2% në maj 2021.
  • Niveli më i lartë i kënaqshmërisë prej 63.7% është regjistruar me punën e Presidentes së Kosovës, krahasuar me 33.9% të regjistruar në dhjetor 2020.
  • Indeksi i Demokratizimit (ID) është rritur me 0.26 pikë (1.58) krahasuar me dhjetorin 2020, kur kjo vlerë ishte 1.32 pikë që tregon se shumica e respondentëve janë të kënaqur me trendet demokratike në Kosovë.
  • Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) është rritur nga dhjetori 2020 (0.84) dhe ka arritur në 1.49 pikë, duke treguar një rritje të konsiderueshme të besimit të qytetarëve në perspektivën ekonomike të Kosovës.
  • Gjetjet tregojnë edhe rritje thelbësore të ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit, me 76.4% që ndihen të sigurt kur janë jashtë (në publik), krahasuar me 68.4% të regjistruar në dhjetor 2020.
  • Tri problemet kyçe me të cilat Kosova aktualisht ballafaqohet janë papunësia (34.3%), varfëria (19.3%) dhe korrupsioni (9.3%). e. Serbët e Kosovës e konsiderojnë papunësinë (16.7%), sigurinë publike dhe personale (14.8%) dhe problemet e hapësirës urbane (12.9%) si tri problemet më të mëdha, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës problemi më i madh është papunësia (51.2%), ndjekur nga varfëria (18.9%) dhe furnizimi me energji (11.4).
  • Respondentët u shprehën mesatarisht të kënaqur me reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 me 43.6% të kënaqur me masat e ndëmarra nga kabineti ekzekutiv.

 

Raportin në tri gjuhët si dhe vizuelizimin e të dhënave nga ky edicion mund ti gjeni në linkun në vijim:

https://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/library/democratic_governance/public-pulse-xx.html

 

Përmbledhja Pulsi Publik 20 bazohet në një anketë të opinionit të realizuar nga data 12 deri më 25 maj 2021me 1,307 respondentë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë përmes intervistave sy më sy.

Projekti Pulsi Publik financohet bujarisht nga populli amerikan përmes USAID.

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;           email: [email protected]

 

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

 

Vjosa Rakovica Xhemaj, zyrtare për menaxhim të informatave pranë UNDP-së

Mobil: 049 788 349; e-mail: [email protected]

Trina Ukmata, zyrtare për media sociale dhe komunikim pranë UNDP-së

Mobil: 049 788 706;      e-mail: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …