Ferizaj mirëpret mërgimtarët

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për “Ditët e Mërgatës”, ku do të organizohen shumë aktivitete kulturore dhe sportive për nderë të tyre. Për këtë qëllim tashmë Drejtoria e Kulturës, ka bërë edhe agjendën e aktiviteteve që pritet të zhvillohen nga data 29 korrik deri me 14 gusht. Me këtë rast në një konference për medie, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohë do të ketë aktivitete nga më të ndryshme në mënyrë që mërgimtarët tanë të ndjenë vetën mirë në qytetin e Ferizajt. “Brenda kësaj kohe do të ketë shumë ngjarje kulturore dhe sportive duke filluar nga data 29 korrik ku do të mbahet një defile-koncert për fëmijë më grupe të ndryshme kulturore e sportive për fëmijë, duke filluar nga ora 10:00 në sheshin e qytetit të Ferizajt, për të vazhduar tutje me një koncert të Mentor Hazirit, do të ketë edhe koncert për të rinjtë, do të mbahet po ashtu edhe festivali për fëmijë “A-Mol”, do të ketë edhe hiking me shoqëritë bjeshkatare nga Ferizajt, si dhe në bjeshkët e fshatit Jezerc do të ketë aktivitete kulturore-artistike kushtuar mërgimtarëve”, ka thënë drejtoresha Xhemile Murati –Shabani. Sipas drejtoreshës Xhemile Murati-Shabani, vëmendje e madhe kësaj herë i është kushtuar aktiviteteve kulturo-artistike. “Me datën 2 gusht do të ketë koloni artistike me mërgimtarët nga shoqata “Zef Kolombi”, ndërsa në orën 20:00 në sheshin e qytetit do të jetë një gala koncert me artistët Arif Vladi e Kastriot Tusha”, është shprehur ajo, përderisa ka shtuar se e veçantë e këtyre ditëve do të jetë edhe panairi i librit i organizuar nga Klubi letrar “De Rada”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …