Sot në Therandë mbahet mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, Hysen Gega

Në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta, veprimtari, i burgosuri politik, luftëtari i lirisë, Hysen Gega

Në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta,  veprimtari, i burgosuri politik, luftëtari i lirisë, Hysen Gega. U lind në një familje atdhetare në fshatin Sallgrazhdë të Therandës, ish Suharekë, në vitin 1950.

I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku ka kontaktuar  veprimtarët më të shquar, patriotë të atjeshëm. Një pjesë të jetës e  kaloi në mërgim. Më  31 dhjetor  të viti 1980 UDB-ja jugosllave  e kishte arrestuar veprimtarin, Hysen Gega, në fshatin e tij të lindjes, në Sallagrazhdë të Therandës, sapo ishte kthyer nga mërgimi.  Hyseni ka qenë  bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës. Në mesin e atyre që e morën në pyetje dhe e maltretuan mizorisht ishte edhe Jusuf Buxhovi, asokohe inspektor i fshehtë dhe gazetar i regjimit jugosllav, në Gjermani.  Hysen Gega ishte në mesin ne të burgosurve politikë  më të pathyeshëm dhe njëri ndër veprimtarët më konsekuentë të  Lëvizjes sonë Kombëtare. Ai  njihet midis të burgosurve politikë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …