Në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta, veprimtari, i burgosuri politik, luftëtari i lirisë, Hysen Gega. U lind në një familje atdhetare në fshatin Sallagrazhdë të Therandës, ish Suharekë, në vitin 1950. I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku ka kontaktuar veprimtarët më të shquar, patriotë të atjeshëm. Një pjesë të jetës e kaloi në mërgim. Më 31 dhjetor të viti 1980 UDB-ja jugosllave e kishte arrestuar veprimtarin, Hysen Gega, në fshatin e tij të lindjes, në Sallagrazhdë të Therandës, sapo ishte kthyer nga mërgimi. Ishte dënuar 14 vjet burg, ndërsa për herë të dytë ishte dënuar në vitet 90. Mbledhja komemorative në nderim dhe respekt të Hysen Gegës mbahet sot në Bibliotekën e qytetit, në Therandë, në orën 15.00 Në orën 16:00 mbahen homazhe te Sheshi i Lirisë, ndërsa në orën 17:00 mbahet ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Sallagrazhdë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …