11 biznese prodhuese përfitojnë pajisje moderne nga Komuna e Ferizajt, në kuadër të Fondit të Punësimit

Mbështetja nga Komuna për bizneset prodhuese në Ferizaj po realizohet vazhdueshëm përmes skemës së financimit, përkatësisht granteve të ndara nga Fondi i Punësimit. E tillë është edhe faza e dytë e këtij projekti, ku u shpërndanë pajisjet për përfituesit nga fusha e mobilierisë. Janë gjithsej 11 përfitues nga kjo veprimtari që kanë përfituar pajisje të avancuara teknologjike të cilat do të lehtësojnë veprimtarinë e tyre. Kështu u shpreh drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi i cili shtoi se mbështetje të tilla për bizneset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit në Komunën e Ferizajt, rrjedhimisht edhe nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës. Ditë më parë kjo drejtori bëri shpërndarjen edhe të pajisjeve nga fusha e rrobaqepësisë për përfituesit e granteve nga kjo fushë.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …