leoni

Të shtëna me armë zjarri në veri

Zgjedhjet e Serbisë jo vetëm që u mbajtën dje, por në orët e mesnatës së mbrëmshme u shënuan plot raste të të shtënave me armë zjarri. Pas kumtimit të rezultateve të para, ku partia e Aleksandër Vuçiqit u rendit e para, ekstremistë serbë në rrugën ‘Krajl Petri’ në veri të Mitrovicës kanë shtënë me armë zjarri. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur gëzhoja plumbash të shkrepura nga armë të tipit kallashnikov. Si edhe në të kaluarën, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar në lidhje me rastin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …