leoni

Mrika Sefaj: Gratë që kërkojnë punë i kanë gjasat dy herë më shumë që të jenë jashtë tregut të punës, se sa burrat

Mrika Sefaj: Gratë që kërkojnë punë i kanë gjasat dy herë më shumë që të jenë jashtë tregut të punës, se sa burrat

Iniciativa e Kosovës  për Stabilitet ka lansuar sot raportin “Perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, me ç rast  janë anketuar 200 gra dhe burra në rajonin e Prishtinës, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies. Mrika Sefaj nga kjo iniciativë  tha se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zënë midis 10 deri në 80 për qind te kostove të familjare. Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori shpenzimesh janë 45 për qind qe është e konsiderueshme.“ Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë  i kanë dy herë më shumë  gjasat që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka thënë Mrika Sefaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …