KMDLNJ

KMDLNJ: Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas takimit të mbajtur në mes të  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shkup. Ky këshill ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal, por fillimisht të sqarohet e kaluara me viktimat e krimeve serbe. “Republika e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë, por  krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid”, është thënë në reagimin e nga KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …