Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me një pjese te stafit te tij, ishte prej dy ditësh mik i ftuar ne Bashkinë e Lezhës, i ftuar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Kryetari Ndreu tha se, kjo shkallë ne ngjitje e marrëdhënieve mes shqiptarëve duhet te jet mënyra jonë e veçantë e shkëmbimit te eksperiencave, ideve, mirëkuptimit dhe dashamirësisë mes nesh dhe gjithë komunave te Kosovës. Faleminderit Bashkim Ramosaj, Sutki Hulaj dhe gjithë vëllezërve nga Deçani, për gjithë mirësinë dhe vëllazërinë që treguat në dy vizitat tona ne Deçan dhe tuajën në Lezhe! Po ashtu edhe kryetari Ramosaj e falënderoi kryetarin Ndreu për mikpritjen dhe shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdoi dhe do të thellohet në të gjitha fushat.