Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas takimit të mbajtur në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shkup. Ky këshill ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal, por fillimisht të sqarohet e kaluara me viktimat e krimeve serbe. “Republika e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë, por krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
GAP- GLPS- INDEP; Punësimi dhe përfaqësimi i grave në ndërmarrjet publike qendrore në Kosovë
Sot, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore …