Mërgim Lushtaku: Kjo Qeveri hipokrite do të lejojë që Kosova të vërshohet me produkte serbe

Mërgim Lushtaku: Kjo Qeveri hipokrite do të lejojë që Kosova të vërshohet nga produktet serbe

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një konferencë për medie e ka quajtur hipokrite,  qeverisjen e të udhëhequr nga Albin Kurti, duke iu referuar vendimit të ministres, Rozeta Hajdari, lidhur me heqjen e taksës ndaj produkteve  të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh. Mërgim Lushtaku  konsideron se pas këtij vendimi, në Kosovë do të vërshojnë nga produkte serbe. Me e vendimet e tilla  Qevria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë. Lushtaku  ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelancë e debate në Kuvend, lidhur me këtë çështje, për të dëshmuar publikisht fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …